Zbulimi mbreslënës i shkencëtarëve izraelitë, shpresë për të gjithë të paralizuarit

Publikuar tek: bota, më 23:37 12-12-2017 Zbulimi mbreslënës i shkencëtarëve izraelitë, shpresë për të gjithë të paralizuarit

Një zbulim mbresëlënës i një grupi shkencëtarësh izarelitë ka ngjallur shpresat e të gjithë njerëzve që kanë janë të paralizuar.

Shkencëtarët izraelitë kanë bërë të mundur që minjtë e paralizuar të ecin përsëri.

Studiuesit shpjeguan se kanë zhvilluar një metodë që riparon palcën kurrizore duke përdorur qeliza burimore të marra nga goja e njeriut, shkruan Voa. Disa minj filluan të ecin dy ose tre javë pas operacionit. Rreth 40 përqind e tyre rifituan lëvizjen dhe ndjeshmërinë.

Dëmtimet e shtyllës kurrizore janë të zakonshme, megjithatë ende të pariparueshme tek njerëzit.

Shkencëtarët shpresojnë që ky studim ta ndryshojë këtë, por paralajmërojnë se do të duhet kohë për një trajtim tek njerëzit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010581016540527
array(1) { ["section"]=> string(89) "zbulimi-mbreslenes-i-shkencetareve-izraelite-shprese-per-te-gjithe-te-paralizuarit-102873" }