Zbulimi më i madh i shekullit, gjenden në Egjipt 30 mumje të lashta (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 07:14 21-10-2019 Zbulimi më i madh i shekullit, gjenden në Egjipt 30 mumje të lashta (VIDEO)

Zbulimi më i madh i shekullit ka ndodhur së fundmi në Egjipt.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, janë zbuluar 30 mumje, të ruajtura në gjendje shumë të mirë.

Zbulimi u bë në një grumbull varrezash të lashta në qytetin e Luksorit. Mumjet e lashta 3-mijë vjeçare ishin të mbyllura mirë në arkivole të drunjta me forma njerëzish, karakteristikë e periudhës së faraonëve egjiptianë.

Mes trupave gjenden edhe ato të priftërinjve, por ka edhe trupa femrash dhe fëmijësh. Sipas arkeologëve, mumjet i përkasin shekullit të X para Krishtit, periudhë që i përket dinastisë faraonike të 22-të.

Mesohet se ato do të ekspozohen vitin tqë vjen në një muze pranë Piramidave të Gizës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042649984359741
array(1) { ["section"]=> string(79) "zbulimi-me-i-madh-i-shekullit-gjenden-ne-egjipt-30-mumje-te-lashta-video-182847" }