Ende nuk është marrë asnjë vendim konkret nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë për zbulimin e bërë në Durrës. Gjatë ditës së djeshme KKA ka vendosur të bëhen sondzhe për të mbajtur në fuqi urdhrin për pezullimin e punimeve në zonën ku janë bërë zbulime.
Ndërkohë drejtori i Institutit të Arkeologjisë tha se ajo shtëpi i përket shekullit të 19-të dhe është objekt i vonë dhe jo i mesjetës.
Është një banesë e shembur në vitin 1926 nga qeveria e kohës kur u vendos të ndërtohej Porti. Sipas tij ajo nuk është një objekt arkeologjik, por për ndërtimin e saj janë marrë pjesë muresh nga ndërtime të vjetra, mbase romake.
Përzhita deklaron se asnjë pjesë mur nuk është betonizuar dhe se për këtë ka një marrveshje.