21 parcela me 2303 rrënjë bimë narkotike, janë zbuluar dhe asgjesuar në dy fshatra të qytetit të Vlorës por ende nuk është identifikuar dhe kapur asnjë autor.
Sipas policisë, në fshatin Romës, janë zbuluar dhe asgjësuar me djegie 16 parcela me 1328rrënjë bimë narkotike “Canabis”. Këto bimë ishin të mbjella në vendin e quajtur “Arra e Evgjitit” dhe gjatësia e tyre varionte nga 80 - 130 cm. Gjithashtu, në fshatin Sevaster, janë zbuluar dhe asgjësuar me djegie 5-parcela me 975-rrënjë bimë narkotike “Canabis”.
Këto bimë ishin të mbjella në vendin e quajtur “Pylli i Tulapit” dhe gjatësia e tyre arrinte nga 30 – 160 cm.
Ndërkaq, policia njofton se po punon për identifikimin e kultivuesve dhe kapjen e tyre.