Zbulohen 6 varre masive, mbi 6000 persona të vdekur

Publikuar tek: bota, më 20:52 17-02-2020 Zbulohen 6 varre masive, mbi 6000 persona të vdekur Foto ilustruese

Në Burundi janë zbuluar 6 varre massive, që kishin 6000 trupa brenda tyre.

Këto trupa janë nga trazirat që ndodhën dekada më parë, ndërs autoritetet thanë se ky ishte zbulimi më i madh I tillë.

Shteti i Afrikës Lindore ka zbuluar varre të tilla edhe në të kaluarën, për shkak të masakrave përgjatë vijave etnike.

Komisioni për vërtetësinë dhe pajtimin e vendit tha se varret më të fundit masive që duhen eksploruar janë në provincën qendrore Karusi. Duket se ekzistojnë të paktën 18 varre të tilla.

Provinca ishte zhytur në krizë pas vrasjes në 1993 të Melchior Ndadaye, Hutu i parë etnik i Burundi dhe presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike. Disa burundianë thonë se familjet etnike Tutsi u masakruan pas vdekjes së tij.

Por presidenti i komisionit, Pierre Claver Ndayicariye, tha se kufomat ishin nga viti 1972, kur shumë Hutus etnikë u vranë pas një grushti të dështuar kundër liderit Micombero Michel.

Njerëzit e varrosur në varre ishin burgosur dhe më pas ishin dërguar me kamionë ushtarakë në vendet e ekzekutimit, tha Ndayicariye.

Në një deklaratë të hënën, një koalicion i partive politike në mërgim tha se komisioni duhet të ndalojë punën e tij sepse nuk frymëzon besim në të gjithë burundianët. Deklarata pretendonte se komisioni ishte vendosur për të shërbyer interesave të partisë në pushtet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086610317230225
array(1) { ["section"]=> string(57) "zbulohen-6-varre-masive-mbi-6000-persona-te-vdekur-195544" }