Zbulohen detaje nga vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Artan Cuku (NGA INCIDENTI I 2009-S, DERI TE VRASJA NË ASHENSOR)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:19 08-04-2017 Zbulohen detaje nga vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Artan Cuku (NGA INCIDENTI I 2009-S, DERI TE VRASJA NË ASHENSOR)

Artan Cuku, ish-drejtor i policisë së Shtetit në Vlorë, është vrarë sot tragjikisht pranë ashensorit të pallatit ku jetonte në lagjen Dinamo, pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë.

Policia bën me dije se Cuku është ekzekutuar pak pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët, të cilët ishin ngjitur për në banesë, ndërsa ai ishte do shkonte në market për të blerë ca produkte.

Newsbomb.al mëson se Cuku kur drejtonte një prej komisariateve në Tiranë,  ka patur një incident që e përndoqi gjatë gjithë karrierës së tij. Një person ka vrarë veten teksa Artan Cuku po e intervistonte në zyrë. Ngjarja e vitin 2009 u kthye në një sherr të hapur mes tij dhe palës së viktimës.

Më parë ai ka qenë Shef Krimesh në Shkodër, Fier dhe Tiranë.  

Cuku ishte tërhequr nga puna në shtet që në vitin 2015, dhe prej vitesh drejtonte një polici private 'security', raporton newsbomb.al. 

Gjatë viteve 2001-2013 kur Cuku ishte Drejtor i Policisë së Vlorës ka goditur disa grupe të trafikut të drogës. Policia dyshon se vrasja është kryer për shkaqe detyre. 

Mësohet se pasi e qëlluan, dy autorët janë larguar menjëherë me motor nga vendngjarja. Policia po merret me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Artan Cuku, 40 vjeçar ishte babai i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. 

DEKLARATA E DREJTORIT TË POLICISË ERVIN HODAJ: 

Drejtori i Policë, Ervin Hodaj ka dhënë një deklaratë për median, pas vrasjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cukut.

Hodaj u shpreh se lajmërimi për të shtënat u mor në sallën operative rreth orës 20:00. Ai bën me dije se dy persona me motor e kanë ndjekur Cukën dhe se viktima ka marrë 4 plumba në pjesën e gjoksit dhe të kokës të cilat kanë qenë fatale, pa patur mundësi për ndërhyrje.

“Është krijuar grupi herimor dhe janë organizuar postblloqe. Është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Jemi në fazat e para të aktualitetit, nuk mund të themi asgjë për aturorët.

Nuk kemi patur asnjë informacion apo ndonjë kërkesë nga viktima. Jemi shumë heret për të krijuar pista të mundshme. Të gjitha pistat do merren në shqyrtim.

Dëshmitarët janë atashur pranë komisariatit të policisë, per tu pyetur. Nuk mund të jap detaje’, është shprehur Hodaj. /Newsbomb.al/ 

LEXO EDHE: PROFIL/ Kush ishte Artan Cuku i njohur si “Drejtori i Hekurt i Vlorës” (KARRIERA DHE MARRËDHËNIA ME FAMILJEN)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në kryeqytet, vritet me armë zjarri ish-zyrtari i Policisë së Shtetit
PROFIL/ Kush ishte Artan Cuku i njohur si “Drejtori i Hekurt i Vlorës” (KARRIERA DHE MARRËDHËNIA ME FAMILJEN) »
Article Logic
Execution time: 0.011132955551147
array(1) { ["section"]=> string(132) "zbulohen-detaje-nga-vrasja-e-ish-drejtorit-te-policise-se-shtetit-artan-cuku-nga-incidenti-i-2009-s-deri-te-vrasja-ne-ashensor-74551" }