UPDATE/ Policia e Beratit ka zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin antidrogë të ditës së sotme. Policia bën me dije se droga është sekuestruar në 3 banesa. Në banesën e parë u gjet një kamionçinë me drogë, në banesën e dytë 50 thasë me lëndë narkotike ndërsa në banesën e tretë rreth 15 kg lënë narkotike. Pesha mund të jetë më e madhe mund të arrijë në rreth 2 ton. Në Skrapar-Bogovë janë gjetur rreth 133 thasë me drogë.
Policia e Beratit ka sekuestruar 1.5 ton drogë gjatë një operacioni masiv antidrogë në fshatin Përparim.
Gjatë kontrollit në 3 banesa janë gjetur sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, gjithashtu edhe në rrugën nacionale Poliçan - Bogovë, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë. Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente përafërsisht 1.5 ton ndërsa policia po vijon operacionin.
Njoftimi i policisë:
Skrapar – Berat
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në operacion masiv antidrogë. Operacioni teresisht policor në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë. Sekuestrohet në 3 banesa një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Gjithashtu në rrugën nacionale Poliçan - Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë. Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente përafërsisht 1.5 Ton. Policia ka shoqëruar 6 persona. Si dhe deri ne keto momente jane shpallur ne kerkim tre persona. Operacioni vijon…