Është gjetur “Benzi” me targa greke, i denoncuar i vjedhur me 25 dhjetor të vitit 2016-të, për Krishtlindje.
Dyshohes se mjeti është përdor nga atentatorët e ish Policit, Rudin Haxhia, pronar i diskos “Ecuador” në Sarandë.
Mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit nga Fushë-Kruja me iniciale A.P është gjetur i djegur në Kokome. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja:
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një pike bastesh në qytetin e Sarandës dy ditë më parë (10.05.2017).
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, pranë Prokurorisë. Autorët kanë qëlluar me armë kallashnikov të pajisur me silenciator drejt një pike lloto sportive.
Shënjestër e atentatit ka qenë shtetasi Rudin Haxhia, 39 vjeç i njohur si pronari i diskos "Ecuador". Ndaj Haxhisë janë kryer të paktën 6 atentate që prej vitit 2008.