Zbulohen detaje të rënda nga krimi i rëndë në Fier ku një 32 vjeçar, i identifikuar si Drini Derveni ka vrarë me armë në makinën tip "Furoristradë" ngjyrë blu të dashurën 29 vjeçe, Ermira Arapi, dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Burime nga policia bëjnë me dije se si autori, ashtu edhe viktima kanë qenë të martuar me të tjerë partnerë.
Konkretisht, Drini Derveni ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa Ermira Arapi nënë e një fëmije por policia nga ana tjetër nuk konfirmon nëse mes tyre ka patur një raport intim ndonëse dyshimet janë të orientuara drejt kësaj piste.
32 vjeçari vrau me plumb pas koke 29 vjeçaren dhe më pas me pistoletën e tipit TT ka vrarë veten.