Në vijim të operacionit anti-kanabis në të gjithë territorin shqiptar, policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar 1822 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa.
Kanabisi është zbuluar në Malësinë e Madhe, 562 rrënjë, në Vaun e Dejës, 223 rrënjë dhe në fshatin Temal ku janë zbuluar dhe asgjësuar 1037 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 7 parcela të ndryshme. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.