Zbulohen dokumentet e Putin për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së

Publikuar tek: bota, më 06:16 20-04-2017 Zbulohen dokumentet e Putin për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së

Sipas një dokumenti të zbuluar nga shërbimet sekrete amerikane, thuhet se Vladimir Putin zhvilloi një plan për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016 duke favorizuar Donald Trump për president.

Zyrtarët e SHBA morën dokumentet, të cilat u përgatitën nga Instituti Rus për Studime Strategjike me bazë në Moskë, pas zgjedhjeve.

Dokumenti i parë i institutit rus ishte një dokument strategjik i shkruar në qershor, i cili qarkullonte në nivelet më të larta të qeverisë ruse, por nuk u drejtohej individëve të caktuar, shkruan indeksionline.

Ai rekomandoi që Kremlini të fillonte një fushatë propagandistike në mediat sociale dhe në mediat ruse të mbështetura nga shteti për të inkurajuar votuesit e SHBA për të zgjedhur një president që do të merrte një vijë më të butë ndaj Rusisë sesa administrata e presidentit të atëhershëm Barak Obama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhe politikanët e huaj bëhen të mirë në prag zgjedhjesh, ja mënyra origjinale që joshin votuesit në Vjenë (Video)
‘Lumë’ akuzash për ngacmime seksuale, pushohet nga puna gazetari i njohur »
Article Logic
Execution time: 0.013711929321289
array(1) { ["section"]=> string(72) "zbulohen-dokumentet-e-putin-per-te-nderhyre-ne-zgjedhjet-e-shba-se-75761" }