Zbulohen emrat e 9 viktimave të helikopterit ku mbeti i vdekur Kobe Bryant

Publikuar tek: bota, më 16:12 27-01-2020 Zbulohen emrat e 9 viktimave të helikopterit ku mbeti i vdekur Kobe Bryant Vendi ku u rrezua helikopteri

Ditën e djeshme u dha lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13 vjeçare Gianna, pas rrëzimit të helikopterit me të cilin ata po udhëtonin.

9 persona humbën jetën në atë aksident tragjik, ndërsa sot janë bërë me dije edhe emrat e 7 viktimave të tjera.

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna ishin emrat e parë që dolën pas rrëzimit të avionit.

Xhon Altobelli, një trajner bejsbolli bashke me gruan Keri dhe vajzën e tij Alisa ishin në bordin e këtij helikopteri, ku gjetën vdekjen e menjëhershme.

Payton Chester,  basketbollistja 13 vjeçare ishte e shoqëruar nga nëna e saj Sarah, në udhëtimin që i mori jetën 9 personave.

Edhe trajnerja Kristina Mauser ishte pjesë e udhetimit, siç raporton burri i saj Matt Mauser, i cili postoi lajmin në facebook.

Gjithashtu i vdekur mbeti edhe piloti i avionit.

Sipas raportimeve të zyrtarëve amerikanë kushtet e motit nuk përmbushnin as minimumin e standarteve për të fluturuar, dhe do të duhen disa ditë për të mbledhur të gjitha provat që të bëhet një analizë e qartë e rënies së helikopterit.

Ndërkohë në të gjithë vendin po mbahen homazhe në nder të viktimave, mes tyre edhe legjenda e basketbollit Kobe Bryant.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024186134338379
array(1) { ["section"]=> string(81) "zbulohen-emrat-e-9-viktimave-te-helikopterit-ku-mbeti-i-vdekur-kobe-bryant-193305" }