Zbulohen emrat e pronarëve të kartave që aktivizuan shpërthimin tek farmacia

Publikuar tek: aktualitet, më 21:01 12-02-2015 Zbulohen emrat e pronarëve të kartave që aktivizuan shpërthimin tek farmacia

Një ditë para shpërthimit, atentatorët e farmacisë së Bashkim Tahirit dhe eksplozivit të vendosur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë bërë prova me numrat e telefonit, duke bërë thirrje në tre SIM kartat e blera me 31 janar dhe  2 shkurt.

Sipas Abc News, atentatorët një ditë para ngjarjeve kanë bërë nga një thirrje në numrat që do përdoreshin për shpërthim. Mësohet se në SIM kartën vodafon, që është gjetur bashkë me sasinë prej 400 gram tritol në stacionin e autobusëve në rrugën “Muhamet Gjollesha” është bërë një thirrje telefonike më datën 9 shkurt nga i njejti numër që ka tentuar mëngjesin e datës 10 shkurt të aktivizioje shpërthimin. Po të njejtën datë, mendohet se ështe testuar edhe karta që aktivizoi shpërthimin në farmacine e Bashkim Tahirit. Pritet nga kompania vodafon, zbardhja e te dhënave analitike për të tre kartat telefonike dhe aparatët celulare, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë thirrje tjeter telefonike.

Nga ana tjetër, policia ka zbardhur pronarët në emër të cilëve figurojnë të regjistruara këto karta. Burimet thonë se karta e telefonit që është gjetur e montuar me eksplozivin në rrugën “Muhamet Gjollesha” është në emër të një nxënësi të vitit të trete të shkollës së mesme me banim në Laprakë. Po banor i kësaj lagje, rezulton edhe pronari i numrit, një pensionist, nga mendohet se janë aktivizuar shpërthimet. Ndërsa kartat rezultojnë të blear në dyqanin e vodafonit që ndodhet në rrugën “Don Bosko”. Paraprakisht, policia thotë se ansjëri prej tyre nuk rezulton të ketë dijeni për këto karta apo edhe për ngjarjet e ndodhura. Nderkaq nuk jepen detaje për dëshmitë e dhënë nga shitësit e kësaj pike dyqani, për emrat e personave që i kanë shitur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si (do të) trajtohen azilkërkuesit nga Shqipëria dhe Kosova
Mosrritja e çmimit të biletës për transportin urban, PS-LSI shtyjnë vendimin »
Article Logic
Execution time: 0.011703968048096
array(1) { ["section"]=> string(81) "zbulohen-emrat-e-pronareve-te-kartave-qe-aktivizuan-shperthimin-tek-farmacia-3187" }