Zbulohen emrat që PD ka propozuar për drejtues në 12 qarqet e vendit, rikthehen deputetë para 2013

Publikuar tek: politike, më 13:43 02-12-2020 Zbulohen emrat që PD ka propozuar për drejtues në 12 qarqet e vendit, rikthehen deputetë para 2013

Partia Demokratike ende nuk ka përcaktuar drejtuesit e qarqeve lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa burime nga kjo parti bëjnë me dije se nuk do të mungojnë surprizat.

Mes emrave që pritet të drejtojnë qarqet, pra të koordinojnë strukturat dhe të përgatisin terrenin për zgjedhjet e 25 prillit pritet të jenë jo pak emra surprizë, apo rikthime të deputetëve të para 2013.

Fier-Eduard Halimi

Ndonëse më parë ishte përfolur se në këtë qark si drejtues do të ishte Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD, duket se Halimi ka marrë një propozim nga Basha për t´u rikthyer në politikën aktive si drejtues qarku në Fier. Më parë ish-ministrit të Drejtësisë i ishte propozuar drejtimi i qarkut të Korçës.

Shkodër-Gazmend Bardhi

Burimet bëjnë me dije se Sekretari i Përgjithshëm do të drejtojë strukturat në qarkun më të madh në veri të vendit, i konsideruar si një bastion i partisë më të madhe të opozitës prej 3 dekadash.

Korçë-Enno Bozdo

Durrës-Edi Paloka, ose Oerd Bylykbashi

Lezhë-Enkeled Alibeaj

Elbasan-Edmond Spaho

Gjirokastër-Genc Pollo

Vlorë-Bujar Leskaj

Berat-Tomorr Alizoti

Tirana, e cila në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë 36 mandate deputetësh, pritet të ketë një tjetër organizim me disa drejtues të ndarë sipas zonave. Deri më tani është raportuar se Tirana do të ketë 4 drejtues, por nuk përjashtohet mundësia që ky numër të rritet, bazuar kjo në degët mbi të cilat është organizuar struktura e PD-së në këtë qark.

Burime nga PD shprehen se brenda pak javësh pritet zyrtarizimi i skemës së drejtimit të qarqeve, ndërsa gjithçka duket se do të bëhet në bashkëpunim me aleatët./Bold Neës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO/ Rama inspekton shkollën e re në Durrës, BATUTA me drejtoreshën: Të ka dalë nami se je shtrigë... (E PLOTË)
Ligji për Metrologjinë, ‘përplasen’ në komision Dervishaj dhe Denaj: Ky ligj sjell ndikime në buxhetin e shtetit (ARGUMENTAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012346982955933
array(1) { ["section"]=> string(104) "zbulohen-emrat-qe-pd-ka-propozuar-per-drejtues-ne-12-qarqet-e-vendit-rikthehen-deputete-para-2013-229905" }