Zbulohen fotot e Taulant Xhakës me mbesën e Inis Gjonit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:43 02-07-2016 Zbulohen fotot e Taulant Xhakës me mbesën e Inis Gjonit

Futbollistët e Kombëtares e festuan në orët e vona të mesnatës në club “Folie” në Tiranë mbërritjen e tyre në Shqipëri një javë më parë.

Por, përveç Bekim Balajt dhe Armando Sadikut, që u fotografuan me vajza të panjohura pas mesnatës, ju sjellim fotot e dy personazheve më të komentuar të kësaj jave, Taulant Xhakës dhe Ana Likës, aktores së spektaklit “E Diell” në “Top Channel”.

Pas aludimeve nëse kishin qenë apo jo bashkë atë natë për të festuar në club në shoqërinë e njëri­tjetrit, ju sjellim fotot e tyre, ku shfaqen shumë pranë njëri­tjetrit. Aktorja Ana Lika, e cila njihet edhe si mbesa e dy vajzave të njohura të showbizz­it, Inis dhe Ingrit Gjonit, është fotografuar nga paparaci atë mbrëmje shumë pranë Taulantit, ku duket se edhe ka flirtuar me të shkruan Panorama.

Të dy i janë dorëzuar alkoolit, aq sa me kalimin e orëve janë përfshirë te njëri­tjetri pa e vrarë mendjen nëse po binin në sy për afrimitetin e krijuar. Taulanti është parë të shoqërohet me Anën gjatë mbrëmjes, ndërsa më vonë janë parë të largohen nga club­i me të njëjtën makinë programin “Procesi sportiv”, ku nuk u shpëtoi pyetjeve për këtë temë.

E ngacmuar nga drejtuesi i programit, Edi Manushi, për thashethemet e ditëve të fundit, tha se “Nuk them as po, as jo”. Ndërsa Manushi e pyeti për tatuazhin me një “XH” që ka në dorë, Anais the se gërmat në tatuazhin e saj janë të motrës dhe të vëllait, por për lidhjen me Xhakën, ajo tha se “ku ka zë, s’është pa gjë”.

Ndarja e Taulant Xhakës nga modelja Dorina Podrimja, me të cilën ishte në prag të martesës, u komentua gjatë në media, aq sa jehona e atij lajmi ka vazhduar deri vonë. E dy vite pas ndarjes nga e fejuara, 25­vjeçari Xhaka komentohet sërish në faqet rozë për flirt me një vajzë nga Tirana, një lajm, vërtetësinë e të cilit do ta tregojë vetë koha.

Taulant Xhaka është mesfushori i njohur në futboll, që ka lindur në Basel të Zvicrës. Ai është 1.72 i gjatë dhe komentohet shpesh për pamjen e kuruar dhe stilin e veçantë të veshjes.

ina.jpgina3.jpg

ina2.jpg

ina1.jpg

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029449939727783
array(1) { ["section"]=> string(61) "zbulohen-fotot-e-taulant-xhakes-me-mbesen-e-inis-gjonit-45269" }