Zbulohen furnitorët e kokainës: Paramilitarët e kartelit më të rrezikshëm kolumbian “Clan de golfo”

Publikuar tek: barometri, më 07:23 02-03-2018 Zbulohen furnitorët e kokainës: Paramilitarët e kartelit më të rrezikshëm kolumbian “Clan de golfo”

Ngarkesa rekord prej 613 kilogram kokainë që u kap ditën e djeshme në Portin e Durrësit, është nisur nga Kolumbia në mes të muajit janar të këtij viti.

Newsbom.al mëson se furnitorët e kokainës janë paramilitarët e një prej klaneve më të rrezikshëm dhe të fuqishëm të Kolumbisë, “Clan de Golfo”.

Në një konteiner të mbushur me banane, kokaina u nis nga Kolumbia në mesin e muajit janar me destinacion Italinë, Maltën dhe në Durrës ku u kap.

"El Clan del Golfo" karteli ‘Narcos’ që furnizoi me kokainë porositësit e 613 kg kokainë drejt Durrësit njihet për lidhjet e shumta që ka me persona të ndryshëm në portet e Europës dhe botë, të cilët sigurojnë kalimin e ngarkesave të tilla.

Por ajo që ngjall dyshime është nëse ngarkesën vërtet e ka porositur biznesmeni Arbri Çekaj, apo nëse porositësit e vërtetë në bashkëpunim me Klanin “Golfo” kanë shfrytëzuar konteinerin e tij me banane për të transportuar ngarkesën, siç pretendoi dhe biznesmeni Çekaj.

Çekaj tha se është “biznesmen modest” dhe se porosit të paktën 5 konteinerë me fruta çdo javë nga Kolumbia. Dhe në fakt, të kesh lidhje me kartelin e drogës më të rrezikshëm të Kolumbisë, ndoshta duhet të jesh diçka më tepër se një biznesmen bananesh, por kjo i takon autoriteteve përkatëse për ta vërtetuar, raporton Newsbomb.al.

Ajo që dyshohet aktualisht është se në këtë rrjet mund të jenë përfshirë shumë persona të rrezikshëm dhe të fuqishëm, pra një rrjet i madh i kësaj linje të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.. Kjo edhe nga fakti se pakot e kokainës që mbërritën në Durrës ishin të shënuara me kode, çka ngjall dyshimet se do t’i ndahej disa personave të ndryshëm.

El Clan de Golfo

I njohur ndryshe edhe si Clan Usuga , Los Urabenos , Bloque Heroes de Castano, ky është karteli më i madh dhe më i rrezikshëm në Kolumbi. Sipas të dhënave nga autoritetet kolumbiane kjo organizatë kriminale operon në 19 qarqe të Kolumbisë dhe numëron rreth 2 mijë anëtarë. Lideri aktual i saj është Daniel Rendon Herrera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02049994468689
array(1) { ["section"]=> string(103) "zbulohen-furnitoret-e-kokaines-paramilitaret-e-kartelit-me-te-rrezikshem-kolumbian-clan-de-golfo-111955" }