Zbulohen lëvizjet e BUJSHME të sezonit të ri MEDIATIK: Sokol Balla te TV i madh, Euronews dhe INTV “rrëmbejnë” analistët e njohur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:45 19-07-2019 Zbulohen lëvizjet e BUJSHME të sezonit të ri MEDIATIK: Sokol Balla te TV i madh, Euronews dhe INTV “rrëmbejnë” analistët e njohur

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe largimin e politikanëve drejt bregdetit ekranet e televizionëve shqiptarë kanë rënë në qetësi nga përditshmëria e zhurmshme e emisioneve.

Por “merkato” e gazetarëve, drejtuesve dhe analistëve ka vjuar “nëndheshëm”. Ndaj shtatori do të nisë me surpriza ku një prej lëvizjeve më të bujshme është ajo e gazetarit Sokol Balla, i cili do të braktisë Vizion+ për News24, mëson Newsbomb.al.

Po për News24 qarkullojnë zëra për mbylljen e emisionit “Të Paekspozuarit”, e megjithëse diçka e tillë është e pakonfirmuar, nuk përjashtohet mundësia të ndodhë, pasi do të nevojitej hapësira televizive për emisionin e Sokol Ballës, “Real Story” që te Vizion Plus është transmetuar 3 herë në javë.

Gazetari i njohur Erl Murati, nga shtatori do t’i bashkohet ekipit të INTV, ndërsa Alfred Lela do të jetë pjesë e Euroneës Albania.

Euronews Albania vjen si i pari franchise i një media ndërkombëtare në Shqipëri, falë marrëveshjes së nënshkruar nga Euronews dhe IN Media në vitin 2018.

Euronews Albania do të nisë në vjeshtë transmetimet në TV dhe online për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070590972900391
array(1) { ["section"]=> string(132) "zbulohen-levizjet-e-bujshme-te-sezonit-te-ri-mediatik-sokol-balla-te-tv-i-madh-euronews-dhe-intv-rrembejne-analistet-e-njohur-172732" }