Zbulohen në Turqi 50 kg heroinë në kamionin me targa shqiptare, 5 të arrestuar

Publikuar tek: aktualitet, më 17:54 05-02-2015 Zbulohen në Turqi 50 kg heroinë në kamionin me targa shqiptare, 5 të arrestuar

50 kilogramë heroinë janë zbuluar nga policia turke brenda një kamioni me targa shqiptare, në doganën “Halkali” të Stambollit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase dhe raportohet se lënda narkotike u gjet falë nuhatjes së qenve antidrogë.

Kamioni transportonte materiale hidro-sanitare dhe drgoa ishte fshehur brenda këtyre paisjeve. Nga kontrolli i kryer nga autoritetet turke, rezultoi se droga ishte 50 kilogramë dhe se ishte e ndarë në 98 pako të përmasave të ndryshme të lidhura me natriband.

Mësohet se lënda narkotike kishte si destinacion Shqipërinë dhe më pas do të trafikohej drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Kamioni është konfiskuar nga Prokuroria dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lidhja me Sokol Fekën, ndalohen dy ushtarakë të tjerë
8 nxënës të “Qemal Stafës” në spital, morën me mbidozë ilaçin »
Article Logic
Execution time: 0.013536930084229
array(1) { ["section"]=> string(82) "zbulohen-ne-turqi-50-kg-heroine-ne-kamionin-me-targa-shqiptare-5-te-arrestuar-2449" }