Mediat greke kanë zbuluar pamjet pak pas vrasjes makabre të çiftit shqiptar në Greqi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Peristeri të Athinës në fillim të muajit shkurt 2017, ku burrë e grua u ekzekutuan me plumb në kokë teksa ishin në gjumë, ndërsa vajza dhe djali i tyre nuk pësuan gjë.
Gazeta greke “Protothema” ka publikuar videon dhe foto të çiftit shqiptar dhe momentet e para pas krimit të rëndë, ku shihet krevati i përgjakur i tëri, ndërsa e gjithë shtëpia është kthyer përmbys nga autorët.
Gazeta greke shkruan se familja shqiptare ishte e qetë dhe punëtore. Djali i tyre ka pësuar goditje të rëndë psikologjike dhe është shtruar në spital, ndërsa vajza ka braktisur shkollën dhe jetën në Greqi, duke u larguar në Gjermani.