Zbulohen përgjimet duke porositur drogë, dorëhiqet deputeti maqedonas

Publikuar tek: rajon, më 14:13 23-05-2019 Zbulohen përgjimet duke porositur drogë, dorëhiqet deputeti maqedonas

Deputeti maqedonas i LSDM-së Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij në Kuvend.

Dorëheqja e tij ka ardhur pas publikimit të përgjimeve, ku ai dëgjohet kur porosit lëndë të dyshimta narkotike.

Bogoevski vendimin e bëri të ditur në seancën e Komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve në Kuvend, në të cilën po merret vendim për mandatin e Nikolla Gruevskit.

“Kolegë deputetë qëndroni besnik ndaj principeve. E di se politika është një lojë e zjarrtë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë bërë më të fortë këto dy vite”, deklaroi Bogoevski.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026885032653809
array(1) { ["section"]=> string(75) "zbulohen-pergjimet-duke-porositur-droge-dorehiqet-deputeti-maqedonas-165429" }