ZBULOHEN PRAPASKENAT, Ambasadori Lu takim me 3 partitë para heqjes së mandatit të Rakipit dhe Rehovicës, çfarë u diskutua kokë më kokë

Publikuar tek: politike, më 08:52 07-01-2018 ZBULOHEN PRAPASKENAT, Ambasadori Lu takim me 3 partitë para heqjes së mandatit të Rakipit dhe Rehovicës, çfarë u diskutua kokë më kokë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu e vlerësoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Aqif Rakipit të PDIU-­së dhe Gledion Rehovicës së LSI­-së. Në një reagim të shkurtër për mediat, Ambasada Amerikane e ka quajtur si pozitiv vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe si një provë për zbatimin e procesit të dekriminalizimit.

Ndërkohë sipas “Panorama” ambasadori Lu ka zhvilluar një takim informal me 3 përfaqësuesit e partive, PS, PD dhe LSI. Në takimin e “fshehtë” mësohet se Lu tu ketë kërkuar përfaqësuesve të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit, duke pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë.

Ndërsa në qëndrimin zyrtar të Ambasadës Amerikane  theksohet se procesi i dekriminalizimit, i nisur që në vitin 2015, ka filluar të zbatohet dhe do të vazhdojë në Shqipëri. “Ambasada e SHBA mirëpret vendimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledjon Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”, thekson njoftimi zyrtar i Ambasadës së SHBA. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011880159378052
array(1) { ["section"]=> string(139) "zbulohen-prapaskenat-ambasadori-lu-takim-me-3-partite-para-heqjes-se-mandatit-te-rakipit-dhe-rehovices-cfare-u-diskutua-koke-me-koke-105716" }