ZBULOHEN prapaskenat e takimit të shumëpritur Kosovë-Serbi, mes Vuçiç dhe Hotit hyri Ivanka Trump (Çfarë tha në mbledhje)

Publikuar tek: aktualitet, më 06:46 04-09-2020 ZBULOHEN prapaskenat e takimit të shumëpritur Kosovë-Serbi, mes Vuçiç dhe Hotit hyri Ivanka Trump (Çfarë tha në mbledhje) Ivanka dhe Donald

Dje është zhvilluar takimi i shumëpritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Ndonëse nuk kanë dalë ende detaje se per çfarë është diskutuar konkretisht dhe nëse ka qenë pjesë e tryezës tema e njohjes së Kosovës, bëhet me dije se në takim ka qenë edhe Ivanka Trump, vajza e Donald Trump.

Ivanka rrallë mer pjesë nëpër takime, por u bashkohet vetëm atyre takimeve të rëndësishme diplomatike për të cilat ka interes babai i saj, Donald Trump.

Mediat raportojnë se Ivanka foli për tema të rëndësishme, për zhvillimin e ndërmarrësisë në Ballkan e posaçërisht për mbështetjen e grave në Beograd e Prishtinë.

Në përfundim të takimit, kryeministri Avdullah Hoti është shprehur në një konferencë për median se sot pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.

Ndër të tjera ai ka theksuar edhe një herë se nuk është shtruar dhe se nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve.

“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Hoti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet për herë të parë mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid-19; grupmosha 60-69 vjeç me fatalitetet më të mëdha
Rama e nis mëngjesin me lajme pozitive dhe premton: Së shpejti nisim me hapjen e kantierit të madh Milot-Thumanë-Tiranë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012495994567871
array(1) { ["section"]=> string(125) "zbulohen-prapaskenat-e-takimit-te-shumepritur-kosove-serbi-mes-vucic-dhe-hotit-hyri-ivanka-trump-cfare-tha-ne-mbledhje-219196" }