Zbulohen pseudonimet e 20 sigurimsave që përndoqën Musine Kokalarin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:08 26-02-2017 Zbulohen pseudonimet e 20 sigurimsave që përndoqën Musine Kokalarin

Musine Kokalari u përndoq për gati 4 dekada. Por nga 10 shkurti, dosja e saj u hap me kërkesë të vetë familjes, për të hedhur dritë mbi ata që e survejuan dhe ata që e dënuan gjatë regjimit komunist.

Top Channel hap për herë të parë dosjen dhjetëra vjeçare të disidentes së burgosur dhe internuar nga diktatura.Për mbi 20 vjet dosja e saj qëndronte në arkivin qendror të shtetit, mes mijëra dosjeve e miliona faqeve te shkruara për ata që u përndoqën dhe u dënuan gjatë regjimit komunist. Por në 10 shkurt, në 100 vjetorin e lindjes, dosja e Musine Kokalarit u hap e para, për të hedhur dritë mbi të shkuarën, për të mësuar emrat e atyre që e dënuan përjetë në vetmi, për ta zhytur në dhimbje e vuajtje, ata që për 38 vjet e përndoqën në çdo moment të jetës. Kjo është dosja e Musine Kokalarit, disidentes së burgosur e internuar nga diktatura. Historia rikthehet, këtë herë me kërkesë të vetë familjes, si e para dosje që hapet në sagën e mijëra të tjerave që për dekada u pluhurosën në arkivat e shtetit. Është dosje e vjetër, e paruajtur mirë, ka shkrime të saj, biografinë, shënime, raportime, relacione.

Detajet janë ato që e bëjnë atë të jashtëzakonshme, mbushur me foto e përshkrime të ditëve të saj, aktiviteti para dënimit nga gjykata, koha e burgut apo edhe ditët kur ajo u internua në Rrëshen, madje edhe shëtitjet që ajo bënte për orë të tëra e vetme në këmbë, ku shoqëri i bënte vetëm lapsi dhe letra. Shkruante kudo, edhe në copa fare të vogla letre, për të mos harruar në asnjë moment se ishte e vetme dhe këto copa letre do të mbeteshin kujtimi i saj i vetëm në botë. Mbi njërën prej tyre shkruante:“Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje sa andej këtej”. “Ç´fat tragjik. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.

Gjithë materiali është i ndarë në 2 dosje, në njërën përshkruhet i gjithë procesi gjyqësor ndaj Musine Kokalarit, dhe tjetra është kjo dosje, me etiketimin “Top Sekret”. Në të përshkruhet mënyra se si Musineja është përndjekur për gati 4 dekada nga ata që njihen si bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Dhe janë 20 të tillë qe kane pseudonime nga me te ndryshmet:

Pseudonimet e bashkëpunëtorëve

1.BAMJPJEKUR

2.SORKADHJA

3.LULE ZAMBAKUT

4.ÇAJUPI

5.REFERATI

6.NJË ZAMBUTKA

7.SHKËNDIJA

8.BRISKU

9.KALAJA

10.RRUFEJA

11.BESNIKU

12.PIKTORI

13.LISI

14.MEDIKAMENTI

15.MOTORRI

16.BESA

17.MUNELLA

18.MALI

19.APARATI

20.PLLUMBI

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacion masiv antidrogë në Vlorë, 4 të arrestuar 2 në kërkim, sekuestrohet gomonia me drogë
Provokon profesori shqiptar: Osmanët kishin besim te shqiptarët, edhe ortodoksët luftuan për Perandorinë kundër grekëve »
Article Logic
Execution time: 0.0081551074981689
array(1) { ["section"]=> string(73) "zbulohen-pseudonimet-e-20-sigurimsave-qe-perndoqen-musine-kokalarin-70051" }