Zbulohen rrënojat në këmbët e Velierës në Durrës, shquhet dhe topi mesjetar

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:18 08-02-2017 Zbulohen rrënojat në këmbët e Velierës në Durrës, shquhet dhe topi mesjetar

Duket se gjithcka po ndodh nën Torrën Veneciane për ndërtimin e Velierës, një projekt i cilësuar gjigand në Durrës tërheq vëmendjen e ekspertëve dhe qytetarëve të ndryshëm, por jo reagimin e një qyteti që duhet të mbrojë trashëgimninë e vet.

Sikurse shihet nga këto foto që botohen në newsbomb.al, në njërën nga këmbët e velierës, nga gërmimet, duket qartë një top mesjetar.

Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje, janë rrënojat që shfaqen, muret e trashë, që konsiderohen antike, mesjetare, rrënoja bizantine.

Nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse të shtetit se si do të veprohet në këtë rast. Apo edhe me punimet. Vinçat dhe eksavatorët janë aty në mes të rrugës dhe i shohin të gjithë.

Thjesht, duket se qyteti dhe njerëzit e vet, janë në gjumë, e nuk e shohin gjithçka po u ndodh përballë syve.

Thuhet se punimet mbikqyren nga arkeologet, por askush nuk jep detaje të metejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018737077713013
array(1) { ["section"]=> string(80) "zbulohen-rrenojat-ne-kembet-e-velieres-ne-durres-shquhet-dhe-topi-mesjetar-68048" }