Zbulohen thasë plot me drogë, policia zë “mat” 4 vlonjatët në banesë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:39 06-05-2017 Zbulohen thasë plot me drogë, policia zë “mat” 4 vlonjatët në banesë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "RETURN, ku janë sekuestruar 77 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe kanë rënë në pranga 4 persona.

Ata janë:

1-  Sajmir Bitaj, 39 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

2-  Dorjan Bitaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

3-  Marildo Krekaj, 27 vjeç, banues në fshatin Penkovë, Vlorë.

4-  Xhuljano Shakaj, 22 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

Pas një pune hetimore disa ditore, Policia e Vlorës ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni mbi bazën e të cilit u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike dhe u kapën në flagrancë bashkëpunëtorët e këtij aktiviteti kriminal. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sajmir Bitaj në fshatin Fitore të Novoselës, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë pastikë të zinj të mbushura me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, ku pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 77 kilogramë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit Dorjan Bitaj, Marildo Krekaj dhe Xhuljano Shakaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur fshehjen dhe strehimin e lëndës narkotike në banesën në fjalë me qëllim shitjen e saj në treg. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”. 

 


video-1494055999 by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banorët e Tiranës sot pa ujë të pijshëm, këto janë zonat që do të preken
Alarm në Elbasan, forca të shumta policia pranë teatrit “Skampa”, ç’po ndodh? »
Article Logic
Execution time: 0.0062491893768311
array(1) { ["section"]=> string(77) "zbulohen-thase-plot-me-droge-policia-ze-mat-4-vlonjatet-ne-banese-video-77683" }