Zbulohen tonelatat e arit nazist, ja ku ishin fshehur

Publikuar tek: bota, më 22:58 27-11-2016 Zbulohen tonelatat e arit nazist, ja ku ishin fshehur

Dhjetëra eksploratorë kanë shpenzuar vite të tëra në kërkim të trenit nazist me qindra ton ar, për gati një shekull, por pa sukses.

Por tani, një zhtyës britanik pretendon se vendndodhja e arit nuk është në trenin e famshëm nazist por në fund të detit Baltik, në bregdetin e Polonisë.

Sipas tij, oficerët nazistë tentuan të trafikonin 3 ton lingota ari në ditët e fundit të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me anë të një anije refugjatësh “MV Wilhelm Gustloff”.

Sipas “Daily Star”, vlera e arit sot arrin në 140 milion euro.

Por anija “Wilhelm Gustloff” nuk arritu kurrë në destinacion. Ajo u mbyt së bashku me 9,500 pasagjerët në bord të cilët u zhdukën në fund të detit, raporton newsbomb.al.

Duke folur për “Daily Star”, zhytësi profesionits anglez, Phil Sayers, thotë se ari është I fundosur në detin Balltik së bashku me anijen në një thellësi prej 450 metrash.

anijajajjaaot_1.jpg

61-vjeçari thotë se është takuar me një të mbijetuar të anijes i cili i tregoi për sekretin e madh.

Anija ishte projektuar të shërbente për udhëtime luksi, por ajo u shndërrua në spital gjatë luftës dhe u bë pjesë e “Operacionit Hanibali” ku u evakuuan mijëra gjermanë nga Prusia teksa Ushtria e Kuqe po përparonte në vitin 1945, raporton newsbomb.al.

Kur anija u mbush me refugjatë që tentuan të braktisin Gjermaninë, oficerët nazistë kishin plane të tjera. Ata morën me vete 3 ton ar dhe e fshehën në anije.

Rreth 10 mijë persona u imbarkuan në anijen që ishte projektuar për të mbajtur 1,500 pasagjerë. Por silura ruse e goditi anijen duke shkaktuar mbytjen e saj dhe të 9,500 pasagjerëve, si dhe fundosjen e arit. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026163101196289
array(1) { ["section"]=> string(58) "zbulohen-tonelatat-e-arit-nazist-ja-ku-ishin-fshehur-60869" }