Tre gjyle të cilat mendohen se i përkasin arsenalit të Perandorisë Osmane janë zbuluar sot në kalanë e Krujës. Zbulimi është bërë gjatë punës që po bëhet në restaurimin e hamameve të kalasë, ndërsa nuk është përcaktuar ende periudha e saktë të cilës i përkasin këto gjyle.
Pazari i vjetër dhe kalaja historike e Krujës i janë nënshtruar së fundmi një restaurimi të gjerë të financuar nga qeveria shqiptare.