Zbulohen varret 5000 vjeçare të gjigantëve në Kinë (Fotogaleri)

Publikuar tek: bota, më 15:59 05-07-2017 Zbulohen varret 5000 vjeçare të gjigantëve në Kinë (Fotogaleri)

Një varrezë që daton rreth 5 mijë vite më parë është zbuluar nga arkeologët në Kinë.

Ajo që e bën tepër të veçantë këtë zbulim është se personat e varrosur në fshatin Jiaojia pranë qytetit Jinan në provincën Shandong, e që konsiderohen si gjigantë, kanë qenë shumë më tepër shtatlartë se bashkëkohësit.

Shumë prej skeleteve në varre janë rreth 1.8 metra të gjatë, dhe ata do dukeshin vërtet si gjigantë në krahasim me gjatësinë mesatare të banorëve 5 mijë vite më parë.

ty4ry4r5ty4rju56j.jpg

Një prej skeleteve është rreth 1.9 metra i gjatë, çka e bën atë edhe personin më të gjatë të zbuluar deri tani në kërë varrezë.

“Bazuar në strukturën e kockave të tij, ky person kur ishte gjallë i kalonte 1.9 metra”, tha për “China Daily” Fang Hui kreu i departamentit të historisë dhe kulturës në Universitetin Shandong.

u67i6545yj.jpg

Arkeologët thonë se struktura e madhe e varreve tregon që këta persona kanë qenë mbi të tjerët, më të fuqishëm dhe kanë patur akses te burime ushqimore më të mira.

Gjatë gërmimeve janë gjetur edhe një sërë objektesh që i përkasin Kulturës Longshan e njohur për qeramikën e zezë në formë veze, nga periudha neolitike.

yu557u7ko7l.jpg

Në zonën arkeologjike janë gjetur 104 shtëpi, 205 varre dhe 25 altare sakrifikimi.

/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konsumoi gjethet e bimës për të demostruar efektet e Aloe Vera, por përfundon në spital blogerja e njohur
E rrallë: Askush nuk do të donte të vdiste kështu, si është gjetur ky trup i mumifikuar në Pompei (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.012327909469604
array(1) { ["section"]=> string(67) "zbulohen-varret-5000-vjecare-te-gjiganteve-ne-kine-fotogaleri-85124" }