Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një ton lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa në fshatin Gotull të Kurbinit. Droga u gjet rreth 700-800 metra larg vendit ku u gjet avioni i pilotit italian Guido Guidi në Ishëm.
Sipas burimeve nga policia e Kurbinit, mësohet se droga ishte paketuar në qese dhe ishte gati për tu transportuar me skaf. Policia gjeti në vendin ku ndodhej lënda narkotike dhe një bidon me benzinë. Policia po merret me identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.
Sakaq, mëngjesin e sotëm janë sekuestruar dhe 2 ton e 600 kile kanabis.