Zbulohet ana e panjohur e Edi Ramës, çdo mëngjes me pantallona të shkurtra stërvitje në Pezë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:24 05-04-2017 Zbulohet ana e panjohur e Edi Ramës, çdo mëngjes me pantallona të shkurtra stërvitje në Pezë

E keni parë Ramën me patallona të shkurtra duke bërë vrap  në orët e para të mëngjesit? 

Epo, ja ku mund ta shihni para disa vitesh, në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Edi Rama, ‘streçing’ në Pezë me pantallona të shkurtra e trajner personal...

Çdo ditë zgjohet në orën 7 të mëngjesit, vesh rrobat sportive dhe pasi takohet me instruktorin e tij fillon të bëjë ushtrime fizike në ajrin e pastër të Pezës. E si mund ta nisë ditën ndryshe një ish-basketbollist si kryetari aktual i bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama? Përmes fotove ekskluzive “Bluetooth” sjell anën e panjohur të Ramës, pasionin e tij dhe ndryshimet që ka bërë së fundmi.
Stërvitja
Burime të beseushme të ‘Bluetooth’ bëjnë të ditur se stërvitja e liderit socialist Edi Rama ka qenë një kërkesë e tij si ish-sportist i vjetër duke vlerësuar rëndësinë që ka sporti në drejtim të proceseve mentale, fizike dhe sociale. Ushtrimet që ai bën çdo ditë, drejtuar nga profesor Rauf Dimraj, janë pa dyshim një nevojë për të patur rendimente të larta në drejtim të punës dhe angazhimit të tij të përditshëm.

Sipas të njëjtave burime Rama ka tre muaj që ka nisur stërvitjen e cila zhvillohet në Pezë, vend ku ka edhe shtëpinë. Fillimisht atij i është bërë vlerësimi mjekësor ku është përcaktuar më pas programi i personalizuar enkas për të dhe stërvitshmëria për të përmirësuar sistemin kardiak, sistemin respirator, vaskular dhe atë neuromuskular. Stërvitja që kryen çdo ditë shoqërohet dhe me një dietë të përshtatshme ku merren parasysh të gjitha aspektet që lidhen me fizikun e tij, përfshirë këtu peshën, gjatësinë dhe aktivitetin e përditshëm.
Ushtrimet
Në bazë të vëzhgimit tonë të imtësishëm një mëngjes pranë shtëpisë së Edi Ramës stërvitja nis me disa minuta nxemje e cila vjen duke u përshpejtuar. Rreth 12 apo 14 minuta ecje e përshpejtuar e pasuruar me ushtrime fleksibiliteti të kollonës qëndrore dhe gjymtyrëve. Më pas kalon tek ushtrimet e qafës dhe rradha i lihet fuqizimit muskular. Këtu një vëmendje i kushtohet gjymtyrëve të sipërme të trungut dhe ato të poshtme. Minutazhi i stërvitjes  përfundon me zhvillimin e muskujve të barkut duke kryer ushtrime me mbingarkesa të lehta.

Rezultatet
Si rezultat i stërvitjeve të përditshme mësohet se Rama ka përmirësime shumë të mira. I është rritur përqindja muskulare në trup dhe ka një rënie në peshë.

Siç mund të vihet re, kreu socialist Edi Rama kujdeset maksimalisht për veten duke krijuar një rendiment fizik të përshtatshëm për një jetë aktive. Qetësia dhe ajri i pastër i zonës, i zgjedhur enkas nga Rama për t’u larguar nga zhurma politike, pjesë e aktiviteteve të ngjeshura të tij e ndihmojnë për të qenë gjithnjë në formë të mirë, ashtu energjik siç jemi mësuar ta shohim çdo ditë. 

Ky shkrim është botuar më 29 Shtator 2007

rama15-1-1024x1018.jpgrama14-1024x986.jpgrama13-1024x950.jpgrama12-1-893x1024.jpgrama16-1024x1015.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Fast & Furious 8’, ky është shqiptari që luan në filmin gjigant
Benardi fton Xhenin për të fjetur bashkë, por përgjigja e saj e 'zhgënjen' »
Article Logic
Execution time: 0.0084891319274902
array(1) { ["section"]=> string(97) "zbulohet-ana-e-panjohur-e-edi-rames-cdo-mengjes-me-pantallona-te-shkurtra-stervitje-ne-peze-74233" }