Zbulohet anija e famshme amerikane e Luftës II Botërore, “USS Indianapolis”

Publikuar tek: bota, më 22:44 20-08-2017 Zbulohet anija e famshme amerikane e Luftës II Botërore, “USS Indianapolis”

Kanë kaluar 72 vjet nga zhdukja e “USS Indianapolis” e cila u përplas nga një nëndetëse japoneze në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Microsoft, zbuluan mbetjet e saj të premten ne rreth 5.400 metra thellësi. Zbulimi mbyll kapitullin e një prej fatkeqësive më tragjike në historinë detare të SHBA-se.

Studiuesit shprehen se gjetja e Indianopolis do të jetë një vend për të nderuar 1,196 marinarët e anijes. Sipas marinës Amerikane, vetëm 316 mbijetuan, ndërsa 22 prej tyre janë gjallë edhe sot.

Indianapolis u mbyt brenda 12 minutave, duke e bërë të pamundur dërgimin e sinjalit të shpëtimit. Para sulmit nga nëndetësja japoneze, më 30 korrik të vitit 1945, ajo sapo kishte përfunduar një mision secret për dërgimin e pjesëve të bombës atomike të përdorur në Hiroshimë që solli fundin e luftës në Paqësor.

dfw35ry345uertj.jpg

aer3e4t34tgft4.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018740177154541
array(1) { ["section"]=> string(78) "zbulohet-anija-e-famshme-amerikane-e-luftes-ii-boterore-uss-indianapolis-89674" }