Zbulohet ankesa e Dritëro Agollit: Ismail Kadare nuk na pyet kur ikën në Francë (LETRA PËR RAMIZ ALINË)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:33 13-08-2019 Zbulohet ankesa e Dritëro Agollit: Ismail Kadare nuk na pyet kur ikën në Francë (LETRA PËR RAMIZ ALINË)

Në vitet e diktaturës, shkrimtari i shquar Ismail Kadare merrte ftesa të shumta për të shkuar në Francë.

Por daljet e shpeshta të Kadaresë jashtë Shqipërisë së izoluar kishin ngjallur xhelozi të shumta. Në një letër drejtuar Ramiz Alisë në vitin 1979, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Dritëro Agolli ankohet se Kadare nuk njofton institucionin për daljet nga shteti duke e kthyer atë në “vetëm t’i sigurojë Kadaresë veturë për transport”. Por Agolli nuk mjaftohet me kaq. Ai kërkon që udhëheqja e lartë komuniste të nderhyjë, edhe për shkak se sipas tij, Kadare është një tip i ftohtë dhe manifeston mospërfillje dhe distancë nga Lidhja e Shkrimtarëve.

Interesant mbetet fakti që ish anëtari i Byrosë Politike Manush Myftiu informon Ramiz Alinë se Kadare ka shkuar 4 herë në Francë dhe vetëm ne dy raste janë përdorur procedura të përshpejtuara, dhe madje vetëm në një rast për vetë Dritëro Agollin për të shkuar në Itali.

Këto korrensponcenca nxjerrin në pah disa prej xhelozive të mëdha qe egzistonin mes shkrimtarëve në kohën e diktaturës. Letrat ndodhet në disa prej katalogëve që ruhen në Shtepinë Muze të Kadaresë. /newsbomb.al

LETRA E PLOTË:

aa.jpg

bbb.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007220983505249
array(1) { ["section"]=> string(107) "zbulohet-ankesa-e-dritero-agollit-ismail-kadare-nuk-na-pyet-kur-iken-ne-france-letra-per-ramiz-aline-175226" }