Zbulohet arsyeja e ndarjes së Floriana Garos me milionerin Tedi Ngjela

Publikuar tek: aktualitet, më 08:54 07-11-2015 Zbulohet arsyeja e ndarjes së Floriana Garos me milionerin Tedi Ngjela Tedi Ngjela dhe Floriana Garo

Zbulohet arsyeja e ndarjes së moderatores Floriana Garo, me të fejuarin e saj milioner Tedi Ngjela. Pas ndarjes së Aurela Hoxhës, Soni Malajt dhe Rovena Dilos, një tjetër ndarje e bujshme ka ndodhur në Shqipëri. Garo duket se i ka dhënë fund përgjithmonë fejesës së saj me Tedi Ngjelën.

Sipas gazetës ‘’Panorama’’, burime pranë çiftit tregojnë se ata kanë 6 muaj të ndarë dhe shkak për krizën mes tyre është bërë puna në lëvizje e Florianës për programin ‘’Jo vetëm modë’’, për të cilin kishte udhëtuar edhe jashtë vendit.

Por duket se për shkak të kontaktit të saj me shumë njerëz, ndër të cilët edhe shumë prej tyre të pasur, e kanë bërë Ngjelën të shfaqë  shenja të tepruara xhelozie. Edhe pse janë përpjekur t’i zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet mes tyre, duket se fejesa nuk ka mundur të mbijetojë, duke shkuar drejt fundit.

Megjithatë miqtë pranë tyre, rrëfejnë se edhe Floriana ka qenë goxha xheloze për të fejuarin e saj dhe për femrat me të cilat ai shoqërohej.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prostitucion para godinës së qeverisë së Kosovës, nga gjetja e klientit, te prezervativi (FOTOT)
Shpërthen Viola Spiro: Robert Aliaj është njeri hipokrit , t’i vijë turp »
Article Logic
Execution time: 0.013455152511597
array(1) { ["section"]=> string(76) "zbulohet-arsyeja-e-ndarjes-se-floriana-garos-me-milionerin-tedi-ngjela-24870" }