Zbulohet autori i vrasjes makabre të 37 vjeçares shqiptare në Francë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:39 29-12-2019 Zbulohet autori i vrasjes makabre të 37 vjeçares shqiptare në Francë Foto ilustruese

Policia franceze ka zbuluar detaje të reja nga vrasja makabre e 37 vjeçares shqiptare Brunilda Kovaçi në Mugins në afërsi të Kanës.

Sipas mediave franceze 37 vjeçarja e cila ishte nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjeve në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.

Mediat duke cituar prokurorinë franceze kanë shkruar se shtetësja shqiptare ka ushtruar prostitucion në zonën ku u gjet e vrarë dhe sipas hetimeve autori i krimit ka qenë një nga klientët e saj.

Policia franceze ka bërë me dije se ka arrestuar një 28 vjeçar shqiptar si të dyshuar për krimin. Ai u ka treguar hetuesve policorë se e ka mbytyr 37 vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.

Sipas detajeve nga prokuroria franceze, mësohet se pas krimit i riu ka tentuar që të zhdukë trupin duke e dërguar në një park ku ka tentuar ta eliminojë atë duke e djegur. Motivi i krimit mbetet ende i paqartë por dyshohet për motive të dobëta.

Prokuroria shtoi se identifikimi i saj u bë nga dy tatuazhet në trupin e saj.

Prokurori shtoi se shqiptarja kishte denoncuar edhe një tjetër rast dhune në vitin 2015, ndërsa u identifikua nga 2 tatuazhe në trupin e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarri që ra te 12 shtëpi në POGRADEC, Bashkia: Do ju paguajmë vetëm gjysmat e lekëve, gjysmën tjetër do e gjeni vetë
Plasin GRABITJET në prag festash, vidhet argjendaria në Korçë dhe dy banesa në Peqin (Detaje) »
Article Logic
Execution time: 0.011341094970703
array(1) { ["section"]=> string(75) "zbulohet-autori-i-vrasjes-makabre-te-37-vjecares-shqiptare-ne-france-190683" }