Zbulohet axhenda e mbledhjes së parë të qeverisë (PIKAT)

Publikuar tek: politike, më 15:40 13-09-2017 Zbulohet axhenda e mbledhjes së parë të qeverisë (PIKAT)

Menjëherë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës të qeverisë re, do të mbahet dhe mbledhja e kabinteit të ri “Rama2”.

Mësohet se mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar do të mbahet ditën e nesërme dhe do të ketë një axhendë të ngjeshur. Bëhet me dije se pika e parë që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave do të jetë shpallja e vitit 2018-të, si “viti i Skënderbeut”.

Pika e parë shpallja e e vitit e 2018-ës zgjedhja e  të Skënderbeut

Pika e dytë do të jetë ngritja e komisionit shtetror për këtë çështje.

Pika e tretë do të jetë vendimi për dhënien e godinave për organet e vettingut.

Më tej pika e katërt do të jetë Miratimi i shërbimit publik elektronik.

Pika e pestë që do të miratojë Këshilli i Ministrave pritet të jetë edhe një vendim për zgjedhjen e kandidatëve të komisioneve të prokurimit.

Gjithashtu bëhet me dije se në Këshillin e Ministrave pritet të merret vendim për godinën e Lidhjes së Shkrimtrave. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077359676361084
array(1) { ["section"]=> string(60) "zbulohet-axhenda-e-mbledhjes-se-pare-te-qeverise-pikat-92219" }