Zbulohet banka dhe kompania së cilës iu grabit me armë shuma marramendëse e parave në Rinas

Publikuar tek: aktualitet, më 14:34 09-02-2017 Zbulohet banka dhe kompania së cilës iu grabit me armë shuma marramendëse e parave në Rinas

Banka Kombëtare Tregtare. Ky është emri i bankës paratë e së cilës u grabitën para pak minutash në afërsi të Rinasit nga 4 persona të armatosur, mëson newsbomb.al

Kompania që kujdesej për transportin e parave, newsbomb.al raporton se është “Security Jaguar”.

RAPORTIMI PARAPRAK:

Grabitet nga 4 persona, një makinë e blinduar që po transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, BKT.

Grabitja ka ndodhur para pak minutash rrugës për në Aeroportin e Rinasit ndërsa ende nuk dihet shuma e parave që ndodheshin në makinë por sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për mbi 2 milion euro. Autorët, të veshur me këpucë ushtarake, veshje të zezë e fytyrë të mbuluar kanë thyer xhamat e makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë. Policia ka ngritur blloqe të shumta për të kapur autorët ende të paidentifikuar. Pas grabitjes, ata kanë djegur makinën në afërsi të Urës së Limuthit. 

Foto e makinës së djegur

makin.jpg

16707032_10208096011051370_64672855_n.jpg

ÇFARË DEKLAROI TAHIRI DJE:

Kujtojmë se ditën e djeshme ministri i Brendshem Saimir Tahiri ngriti shqetësimin për sigurine që ofronin kompanite private duke pohuar se situata duhet patjetër të ndryshojë ndërsa dha ultimatumin se kishin "1 muaj kohë".

DYSHIMET:

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se autorët janë të njëjtët që realizuan grabitjen e bujshme  më 3 dhjetor 2015 pasi edhe dinamika e veprimeve të tyre përputhet.

Një automjet i blinduar i një kompanie private sigurie është grabitur nga disa persona të armatosur dhe të maskuar në zonën e Kasharit në Tiranë. Sipas policisë, dyshohet se janë rrëmbyer disa miliona euro.

GRABITJA E NGJASHME NE VITIN 2015:

4 persona të armatosur dhe të veshur si policë po udhëtonin me një automjet tjetër dhe pasi kanë ndaluar automjetin e blinduar me para, kanë qëlluar me armë në drejtim të tij ndërsa më pas janë afruar dhe kanë thyer me levë xhamin e automjetit të "Rogat Security". Sipas policisë, paratë e grabitura ishin planifikuar të transferoheshin jashtë vendit nëpërmjet aeroportit të Riansit, ndërsa 4 grabitësit kanë planifikuar me detaje dhe kishin informacion të saktë për lëvizjen dhe shumën e parave të "Credins Bank" që arrin disa miliona euro. 

Makinës fuoristradë me trarga "TR 8801 B" me të cilën lëviznin fillimisht grabitësit, i është vënë zjarri pranë Urës së Limuthit për të humbur gjurmët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lejoi kalimin e 66 mijë zogjve drejt Shqipërisë, AKU shkarkon nga detyra inspektoren
“Patrulla ishte aty, ju q*fsha motrën, i vjedh vetë shteti”, rojet në rrugë bërtasin pas grabitjes së parave (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010799169540405
array(1) { ["section"]=> string(97) "zbulohet-banka-dhe-kompania-se-ciles-iu-grabit-me-arme-shuma-marramendese-e-parave-ne-rinas-68218" }