Zbulohet blerja e radhës e Ora News, ja drejtori që “do marrë në dorë” lajmet (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:04 13-07-2017 Zbulohet blerja e radhës e Ora News, ja drejtori që “do marrë në dorë” lajmet (EMRI)

Gazetarja Ilva Tare me detyrë drejtoreshë informacioni në Ora News dhe moderatore e emisionit “Tonight”, është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të dytë.

Ilva do të largohet për disa muaj nga televizioni. Burime pranë newsbomb.al bënë me dije se në vend të saj, si drejtor i lajmeve do të vendoset Enton Abilekaj. 

Abilekaj, më herët  ka qenë drejtor informacioni në News 24, por me kontratën që ka firmosur sot, gazetari do të zhvendoset te "Ora News" dhe do marrë detyrën në fillim të shtatorit, atëherë kur nis sezoni, mëson newsbomb.al.

Ndryshe nga ç’ u tha më herët,  Ilva do ta mbajë emisionin “Tonight”, ndërsa me 21 korrik do transmetohet ai i radhës./Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022765874862671
array(1) { ["section"]=> string(85) "zbulohet-blerja-e-radhes-e-ora-news-ja-drejtori-qe-do-marre-ne-dore-lajmet-emri-86034" }