Zbulohet data e shumëpritur, kur do hapet sheshi “Skënderbej”

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:35 16-05-2017 Zbulohet data e shumëpritur, kur do hapet sheshi “Skënderbej”

Një lajm i mirë për gjithë qytetarët dhe per gjithë drejtuesit e automjeteve ka ardhur dje nga kryetari i bashkisë Tiranë. Në një takim me qytetarët, në Liqenin Artificial të Tiranës, Veliaj ka bërë publike datën kur do të hapet sheshi “Skënderbej”.

Në datën 10 qershor, sheshi do të jetë i aksesueshëm për qytetarët.

Ka më shumë se një vit që sheshi “Skënderbej” është mbyllur duke sjell kaos në trafik.

Sheshi, pritet të jetë i shtruar me gurë nga e gjithë Shqipëria, me një shatërvan në qendër të tij dhe i mbuluar nga gjelbërimi. Duhet të presim dhe pak ditë që të shohim transformimin që i është bërë sheshit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029403924942017
array(1) { ["section"]=> string(64) "zbulohet-data-e-shumepritur-kur-do-hapet-sheshi-skenderbej-78763" }