Zbulohet depozita gjigante e arit në minierë, vlera 22 miliardë dollarë

Publikuar tek: bota, më 16:29 29-03-2017 Zbulohet depozita gjigante e arit në minierë, vlera 22 miliardë dollarë

Kina ka zbuluar depozitimin më të madh të arit në historinë moderne, pas gjetjes së gati 380 toni ar në një minierë.

Ari u zbulua nga minierat e vendosura në rajonin Laizhou-Zhaoyuan në Kinën Lindore, ku gjenden edhe depozitat më të mëdha të arit në vend, me vlerë 22 miliardë dollarë.

Sipas “RT”, shtresa e arit në Kinën lindore është më shumë se 2.000 metra e gjatë dhe 67 metra e gjerë. Me kapacitet të plotë, miniera mund të prodhojë ar për 40 vitet e ardhshme.

Njoftimi u bë publik gjatë një konference për shtyp në Pekin të martën, nga grupi “Shandong Gold”.

Kina renditet pesta për rezervat më të mëdha të arit në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prezantohet ‘live’ smartfoni Samsung Galaxy S8 (Video)
Po tërhiqte para me një kartë të vjedhur, kapet superhajduti shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.011335134506226
array(1) { ["section"]=> string(76) "zbulohet-depozita-gjigante-e-arit-ne-miniere-vlera-22-miliarde-dollare-73508" }