Zbulohet djali i deputetit në parlamentin shqiptar, i cili u kap me një sasi të madhe kokaine që kapte vlerën marramendëse prej 2 milion paundësh.
Policia fillimisht dha vetëm inicialet dhe moshën e të riut, por pas aludimeve në media, newsbomb e ka konfirmuar se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Amarildo Fufi.
Deri tani policia nuk e konfirmon zyrtarisht, por burimet pranë këtij institucioni thonë se kemi të bëjmë me të birin e deputetit Mhill Fufi. Deputeti ishte pjesë e Partisë Demokratike, por pasi u përjashtua, aktualisht ndodhet në radhët Partisë Republikane.
Një vit më parë, mediat angleze bënë të ditur se janë kapur ish-futbollistët e Partizanit me kokainë dhe janë dënuar me 44 vite burgim. Sipas këtyre mediave, organizator ishte 25-vjeçari Fufi, për të cilin shkruanin se ishte një ish-futbollist i shndërruar në një trafikant droge.