Zbulohet dokumenti sekret i CIA: Ja si do sillej Enver Hoxha po të vdiste Nexhmija

Publikuar tek: aktualitet, më 07:38 10-05-2015 Zbulohet dokumenti sekret i CIA: Ja si do sillej Enver Hoxha po të vdiste Nexhmija

Materiali i publikuar në gazetën “Panorama”  është një dokument i deklasifikuar i CIA-s për Shqipërinë dhe mban datën 24 shkurt 1964. Ai është ndërtuar në formën e një telegrami, të cilin shefi i një baze të Zbulimit amerikan ia dërgon eporit të tij, shefit të stacionit. Përmbajtjen e këtij dokumenti e përbëjnë komentet në lidhje me marrëdhënien e Enver dhe Nexhmije Hoxhës e cila është subjekti i kësaj korrespodence sekrete.

Dokumenti është përgjigje e pyetjes: Çfarë do bënte Enveri po të vdiste Nexhmija?

Autori i komenteve është një shqiptar që duket se i ka njohur mirë të dy dhe që duhet të ketë qenë me funksione në parti ose me lidhje të ngushta me funksionarë të lartë. Emri i këtij bashkëpunëtori nuk jepet dhe nuk dihet nëse shkruan nga brenda Shqipërisë apo nga emigracioni. Merret vesh se ky nuk është bashkëpunimi i tij i parë me CIA-n. Në një moment ai përmend një biografi të Nexhmijes që i ka dërguar më parë CIA-s.

Konkluzioni i arritur është se në një rast të tillë “mbreti, Enveri do të afrohej më shumë me oficerin që kishte në krah të djathtë, Mehmetin”.

Dokumenti ka tri pjesë: Komenti përcjellës i shefit të stacionit, përkthimi i komenteve në anglisht, origjinali në shqip ( 3 faqe me makinë shkrimi dhe 4 rreshta me shkrim dore në fund).

Komenti përcjellës

-Bashkangjitur po ju dërgojmë komentet në lidhje me marrëdhëniet e Subjektit dhe Enver Hoxhës dhe mbi ndikimin që do të kishte vdekja e saj ndaj tij.

Me pak fjalë ndjen se do ishte jashtëzakonisht e pamundur të pritej që vdekja e së shoqes të mos kishte ndikim mbi Enverin kur ata kanë kaluar 20 vjet të martuar. Në analizë të fundit Enver Hoxha nuk është sentimental , ai ka qenë zot i vetes , megjithëse pa dyshim është mbështetur te gruaja e tij për të gjetur përkrahje morale në etjen e tij për pushtet. Mendimi i {--} është se në mungesë të së shoqes Enver Hoxha do të kërkonte mbështetjen psikologjike të mehmet Shehut të paktën në një të ardhme të afërt.

Si rrjedhim rezultati përfundimtar, në rastin e vdekjes së Subjektit do të jetë vendosja e marrëdhënieve më të ngushta midis Enverit dhe Mehmetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa e ish-ministres Majlinda Bregu në TVSH
U çonte celularë të burgosurvë në Fier, bie në pranga polici »
Article Logic
Execution time: 0.013940811157227
array(1) { ["section"]=> string(87) "zbulohet-dokumenti-sekret-i-cia-ja-si-do-sillej-enver-hoxha-po-te-vdiste-nexhmija-10779" }