Zbulohet domethënia e kodit misterioz që shpërndau Edward Snowden në Twitter

Publikuar tek: bota, më 16:02 11-08-2016 Zbulohet domethënia e kodit misterioz që shpërndau Edward Snowden në Twitter

Edward Snowden postoi disa ditë më parë në profilin e tij në Twitter një kod “hex” me 64 karaktere dhe për rreth 12 orë në profilin e tij ra heshtja.

Mijëra njerëz në mbarë botën u shqetësuan se Snowden mund të ishte marë peng apo të ishte vrarë. Por vetë ai, pasi kishte fshirë kodin misterioz, u rishfaq me postime të reja.

Sipas ekspertëve të teknologjisë kodi mund të ketë patur disa kuptime.

Rrjedhje e dokumenteve sekrete

Së pari besohet se bëhet fjalë për një çelës “SHA256” që mund të përdoret për disa arsye. Ky kod mund të përdoret për të verifikuar materialet sekrete që mund të dalin për publikun, por edhe për të patur akses mbi materiale sekrete ende të papublikuara.

Për këtë arsye shumë njerëz mendojnë se një tjetër rrjedhje masive e dokumenteve sekrete mund të shohë dritën e diellit shumë shpejt falë kodit të postuar nga ish agjenti sekret i NSA, Edward Snoëden.

Një sinjal i koduar për dikë

Duke qënë se kodi është i pathyeshëm nga persona që nuk kanë akses mbi dokumentet ku duhet të përdoret, kodi mund të jetë adresuar dikujt, në mënyrë automatike, në rast se Snowden mund të ishte vrarë apo marë peng. Në një rast të tillë ai mund të ketë programuar që kodi të publikohet automatikisht në profilin e tij, si një porosi e fundit për dikë.

Një gabim

Nuk përjashtohet mundësia që kodi të jetë krejtësisht i padobishëm apo me rëndësi të madhe dhe të jetë publikuar aksidentalisht prej tij.

Ky është kodi:

ffdae96f8dd292374a966ec8b57d9cc680ce1d23cb7072c522efe32a1a7e34b0

Më parë është raportuar se dokumente të tjera qeveritare “top-secret” i janë shpërndarë gazetarëve të besueshëm në botë. Por këto dokumente janë të enkriptuara me një kod. A është ky rasti kur kodi i postuar nga Snowden është çelësi për të hapur këto materiale? Mbetet për t’u parë...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momenti rrëqethës kur statuja e Jezusit hap sytë (Video)
Muzeu i Holokaustit bën thirrje për të ndihmuar civilët në Aleppo (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.012395143508911
array(1) { ["section"]=> string(82) "zbulohet-domethenia-e-kodit-misterioz-qe-shperndau-edward-snowden-ne-twitter-49450" }