ZBULOHET e-mail i PD-së, ja MEDIAT dhe PRONARËT që i quan TË KAPUR nga Rama (EMRAT-DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:50 01-09-2019 ZBULOHET e-mail i PD-së, ja MEDIAT dhe PRONARËT që i quan TË KAPUR nga Rama (EMRAT-DOKUMENTI) Selia e PD

Partia Demokratike ka zbardhur një dokument i cili i është shpërndarë të gjithë strukturave kryesore partiake, si ish grupit parlamentar, Këshillit Kombëtar si dhe të gjithë kryesisë dhe organeve të çdo niveli, strategjinë e PD kundër propagandës së qeverisë.

Dokumenti mësohet se është shpërndarë në datën 23 gusht nga Partia Demokratike, ku udhëzohet se si duhet të reagojnë ndaj propagandës qeveritare.

Aty sqarohet se që nga data 20 shkurt kur Partia Demokratike ka djegur mandatet,  investimi më i madh i qeverisë është propaganda dhe tentativa për të përçarë opozitën.

Partia Demokratike bën me dije në shkresën e publikuar se kryeministri Edi Rama, ka blerë mediet kryesore në vend duke përdor paratë e korrupsionit dhe krimit.

Në letër thuhet se propaganda e qeverisë ka dy qëllime kryesore si të frenojë rritjen e besimit tek opozita dhe Partia Demokratike dhe të zhvendosë vëmendjen nga skandalet e shumta qeveritare. 

‘Për t’ia arritur këtij qëllimi, Edi Rama u investua fuqishëm në blerjen e deputetëve të PD-së dhe opozitës, kandidatëve në listat vijuese për deputetë dhe, bashkë me disa prej tyre, vendosi të përdorë hapur kundër PD-së disa ish-funksionarë të PD-së,që shpërdoruan besimin e demokratëve’ shkruhet ndër të tjera në dokument.

PD-ja ndërkohë ka listuar edhe disa televizione të kapura nga qeveria si Report Tv apo televizionet me licensë kombëtare si Vizion Plusin, TVSH-në, Top Channel dhe Tv Klan. Gjithashtu Partia Demokratike në dokumentin e publikuar ka akuzuar si të kontrolluar nga qeveria edhe gazetarin Mero Baze dhe median e tij gazeta Tema, edhe gazetarin Skënder Minxhozi i cili ka median e tij elektronike Javaneës, apo edhe gazetarin Sokol Balla me emisionin e tij Real Story.

hhhhhhhhhhhhhhhh.jpg

sssssss.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070879459381104
array(1) { ["section"]=> string(97) "zbulohet-e-mail-i-pd-se-ja-mediat-dhe-pronaret-qe-i-quan-te-kapur-nga-rama-emrat-dokumenti-176988" }