Zbulohet e vërteta: Ish-senatori italian i dënuar për korrupsion pas portalit me lajmin për mbetjet kimike

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 28-02-2017 Zbulohet e vërteta: Ish-senatori italian i dënuar për korrupsion pas portalit me lajmin për mbetjet kimike

Një portal italian thuajse anonim ka publikuar në 24 shkurt të 2017 një shkrim të gjatë ku ngre dyshime se mbi 1,300 kontenierë të ngarkuara me mbetje të rrezikshme kimike kanë ‘humbur’ gjatë transportit për në Maqedoni dhe dyshohet të jenë groposur në tokën shqiptare. Artikulli me titull: RIFIUTI CONNECTION, LA PISTA ALBANESE.

Ky lajm u publikua sot i plotë në gjuhën shqipe nga disa portale online në Shqipëri, duke u munduar të fshehin burimin origjinal të shkrimit me akuza tepër të rënda.

Por Newsbomb.al ka arritur të zbulojë diçka më shumë rreth artikullit pa autor, dhe portalit italian pianetaitalianews.it.

Ky portal është hapur për herë të parë në muajin gusht të vitit të kaluar. E vetmja drejtoreshë përgjegjëse për shkrimet në këtë portal është MARIA PALMA. Por gazetare italiane me këtë emër nuk ekziston.

asd2222fgfggh.jpg

Newsbomb.al ka arritur të gjejë një adresë poste elektronike me të cilën rezulton të jetë e regjisturuar kjo faqe.

sdf3e3fr3gfhhhhhh.jpg

Gjatë investigimit gjurmët të çojnë te një figurë jo pak e njohur në Itali.

Ish-senatori italian (2006-2013) Sergio De Gregorio, i dënuar për korrupsion me 1 vit e 8 muaj burg nga gjykata italiane. De Gregorio, i cili ka qenë kryetar i delegacionit italian të Asamblese Parlamentare të NATO të mbajtur në Tiranë në mars të 2010-ës, pranoi se kishte marrë plot 3 milion euro nga Silvio Berluskoni për të blerë senatorët italianë me qëllim rrëzimin e qeverisë Prodi.

Në biografinë e tij, Sergio De Gregorio, thotë se është gazetar profesionist dhe redaktor.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2010, De Gregorio u takua me kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha të cilin e uroi për anëtarësimin e  Shqipërisë në NATO, si dhe me ishkryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, të cilën e nderoi me çmimin e “Mesdheut”.

0241.jpg

De Gregorio gjatë takimit me ish ministrin e Mbrojtjes Arben Imami

De Gregorio është autor i librit “Operazione Liberta”, ku flitet për operacionin për sabotimin dhe bojkotin e qeverisë Prodi. Në përshkrimin e autorit, adresa e postës elektronike e De Gregorios është "[email protected]". De Gregorio ka përdorur të njëjtën adresë për regjistrimin e faqes së internetit (pianetaitalianews.it) ku u publikua lajmi për mbetjet kimike të groposura në Shqipëri.

sdf3f34hhjjkkk.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacioni "Early Spring", arrestohet 27 vjeçari i shpallur në kërkim
Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të variojnë temperaturat »
Article Logic
Execution time: 0.010429859161377
array(1) { ["section"]=> string(111) "zbulohet-e-verteta-ish-senatori-italian-i-denuar-per-korrupsion-pas-portalit-me-lajmin-per-mbetjet-kimike-70298" }