Zbulohet EMRI dhe DOKUMENTI/ Ky është MINISTRI SHQIPTAR, kompania e të cilit fitoi tenderin 5 milionë euro

Publikuar tek: rajon, më 20:50 29-10-2020 Zbulohet EMRI dhe DOKUMENTI/ Ky është MINISTRI SHQIPTAR, kompania e të cilit fitoi tenderin 5 milionë euro Fotomontazh: Ilustruese

Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit 'Nëna dhe fëmija', Prizren.

Gazetarët e Fiks Fare kanë zbuluar dokumentet e këtij tenderi, i cili bie ndesh me ligjin për konfliktin e interesit.

Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit 'Nëna dhe fëmija', Prizren.

Sipas tij fitues është shpallur para se të bëhej ministër dhe deputet. Procedura e tenderit ka zgjatur rreth 1 vit, pasi ka patur shumë ankesa nga operatorët pjesëmarrës. Pas shpalljes së fituesit përfundimtar, firmës së ministrit,"Hidroterm", kanë vijuar ankesat nga operatorët, por që janë hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimeve.

Këto ankesa janë shqyrtuar në kohën kur Blerim Kuçi ka qenë ministër. Drejtoria Kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur një hetim për konflikt të mundshëm interesi, ndërsa njëri nga operatorët jo fitues, i është drejtuar gjykatës. Ndërkohë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, që ka bërë tenderin nuk pranoi t'i jeptë Fiksit dokumentacionin e dosjes.

Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë, por u largua para kameras në momentin që mori vesh objektin e intervistës. Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, Selami Krasniqi, por ky i fundit jo vetëm që nuk pranoi, por i kontaktuar nga gazetarët mbyllte telefonin dhe nuk u paraqit në zyrë për aq kohë sa gazetarët ishin të pranishëm në mjediset e institucionit.

Video nga Top Channel:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmet terroriste në Francë, flet Haradinaj: Ekstremizmi nuk mund ta sfidojnë Francën dhe vlerat që ajo përfaqëson
»
Article Logic
Execution time: 0.0092470645904541
array(1) { ["section"]=> string(111) "zbulohet-emri-dhe-dokumenti-ky-eshte-ministri-shqiptar-kompania-e-te-cilit-fitoi-tenderin-5-milione-euro-225713" }