Zbulohet emri i 57-vjeçarit që u vra në Gjirokastër, si e qëlloi për vdekje bashkëudhëtari i tij (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:26 05-08-2020 Zbulohet emri i 57-vjeçarit që u vra në Gjirokastër, si e qëlloi për vdekje bashkëudhëtari i tij (DETAJE) Ilustruese

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e 57-vjeçarit në Gjirokastër, i cili u gjet i pajetë në mjetin e tij, në aksin rrugor Poliçan-Suhë.

Mësohet se ka humbur jetën shtetasi Gëzim Saraçi. Ai ka qenë duke udhëtuar me një person tjetër, me të cilin u përfshi në një përleshje fizike pas një konflikti për motive të dobëta.

Bashkëudhëtari e ka goditur Saraçin me sende të forta duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është larguar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës, teksa janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili thuhet se është identifikuar nga policia. Po kontrollohet zona dhe po kontaktohen persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Viktima thuhet se është një person dhe familjar i rregullt, pa preçedentë penal apo konflikte të hapura, ndaj dyshimet e para janë për një vrasje nga konflikti i çastit me personin që po udhëtonte.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010272026062012
array(1) { ["section"]=> string(109) "zbulohet-emri-i-57-vjecarit-qe-u-vra-ne-gjirokaster-si-e-qelloi-per-vdekje-bashkeudhetari-i-tij-detaje-216196" }