Zbulohet emri i shqiptarit që iu bë atentat me armë në mes të plazhit në Itali, ja lidhjet e tij me trafikun e drogës (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 11:02 21-09-2020 Zbulohet emri i shqiptarit që iu bë atentat me armë në mes të plazhit në Itali, ja lidhjet e tij me trafikun e drogës (FOTO) Nga plazhi ku ndodhi atentati

Shqiptari i cili u qëllua ditën e djeshme nga dy burra të maskuar, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat italiane kanë zbuluar se emri i tij është Selavdi Shehaj, 38 vjeç.

Shtetasi shqiptar i cili kishte një histori me trafikun e drogës u qëllua pas shpine dhe rrezikon të paralizohet. Ndërkohë policia italiane është në kërkim të burrave që  arritën në plazh me një motoçikletë skuter dhe qëlluan drejt shqiptarit.

Mësohet se Shehaj sapo kishte mbaruar një arrest shtëpie dhe kishte një histori droge në të kaluarën e tij. Pikërisht aty, në të kaluarën, po përqendrohen tashmë hetimet e karabinierëve të Pomezia.

Janë dashur 4 orë operacion për neurokirurgët dhe kirurgët e spitalit San Camillo në Romë për të nxjerrë plumbin nga zona e qafës së shqiptarit, i cili dëmtoi palcën kurrizore. Për këtë arsye gjendja e tij shëndetësore mbetet shumë e rëndë deri më tani dhe rrezikon të paralizohet.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje dëshmitarët e pranishëm në ato momente dhe qytetarët që filmuan gjithë ngjarjen. Për momentin, asnjë hipotezë nuk përjashtohet, përfshirë atë të përplasjeve për pazaret e drogës.

(Foto e trupit të shqiptarit)

119972220_363371241485035_4343766782975752491_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099990367889404
array(1) { ["section"]=> string(128) "zbulohet-emri-i-shqiptarit-qe-iu-be-atentat-me-arme-ne-mes-te-plazhit-ne-itali-ja-lidhjet-e-tij-me-trafikun-e-droges-foto-221102" }