Zbulohet fabrika gjigante e kanabisit me vlerë 1.5 mln paund, arrestohen shqiptarët në Britani

Publikuar tek: bota, më 17:01 06-12-2017 Zbulohet fabrika gjigante e kanabisit me vlerë 1.5 mln paund, arrestohen shqiptarët në Britani

Një fabrikë gjigante kanabisi me drogë që kap vlerën e rreth 1.5 milion paund është zbuluar nga policia britanike në Staffordshire.

Droga u zbulua në farmën “Tre ëngjëjt”, në rrugën Ivetsey të fshatit Wheaton Aston gjatë një aksioni të policisë mbrëmjen e djeshme.

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë, disa prej tyre janë shtetas shqiptarë, por numri i saktë nuk bëhet i ditur.

Të arrestuarit janë nga mosha 17 deri në 44 vjeç dhe janë shtetas shqiptarë dhe britanikë, raporton Newsbomb.al.

Inspektori i policisë Richard Meaden, tha se “hetimet janë në hapat e para, por mund të konfirmojmë se brenda farmës u gjetën rreth 3,100 rrënjë kanabisi”. Nëse do të hidhej në treg, droga do kapte vlerën e rreth 1.5 milion paund.

Të gjashtë të arrestuarit ndodhen në paraburgimin e stacionit policor në Watling. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Personazhi i Vitit në kopertinën e revistës 'Time', gratë që thyen heshtjen
Momente dramatike, luani i detit sulmon vajzën e vogël dhe e hedh në ujë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013976097106934
array(1) { ["section"]=> string(100) "zbulohet-fabrika-gjigante-e-kanabisit-me-vlere-1-5-mln-paund-arrestohen-shqiptaret-ne-britani-102185" }