Zbulohet formulari i dekriminalizimit i deputetit të ri të PDIU: Dënime nga gjykata dhe shkelje të kufirit

Publikuar tek: politike, më 23:16 05-01-2018 Zbulohet formulari i dekriminalizimit i deputetit të ri të PDIU: Dënime nga gjykata dhe shkelje të kufirit

Dritan Bici me shumë gjasa do të jetë deputeti më i ri i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet që do të zërë vendin e Aqfi Rakipit, të cilit iu hoq ditën e sotme mandati nga KQZ.

Përveç një të shkuare si zyrtar lokal në rajonin e Elbasanit, ku spikat pozicioni i tij si kryebashkiak i Gramshi para disa vitesh, Bici ka pasur edhe disa probleme me drejtësinë.

Bëhet fjalë për një episod të ndodhur rreth 5 vite më parë, në kohën kur ai ishte Kryetar i Bashkisë Gramsh.

Aso kohe, Bici njëherazi ishte dhe president i klubit të futbollit të Grmashit dhe gjatë një ndeshje hyri në mes të fushës me makinë duke tentuar të dhunojë arbitrin.

Për këtë incident në atë periudhë Dritan Bici u dënua me 60 ditë punë të detyrueshme publike.

Por përveç kësaj, deputeti që pritet të hyjë së shpejti në parlament ka deklaruar se në rininë e tij në vitet ’90-të ka qenë emigrant i paligjshëm në Greqi, duke shkelur kufirin e shtetit fqinj.

Më poshtë formulari i dekriminalizimit i plotësuar nga Dritan Bici:

Screenshot_17.jpg

Screenshot_18.jpg

Screenshot_19.jpg

Screenshot_20.jpg

Screenshot_21.jpg

Screenshot_22.jpg

Screenshot_23.jpg

Screenshot_24.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012466907501221
array(1) { ["section"]=> string(112) "zbulohet-formulari-i-dekriminalizimit-i-deputetit-te-ri-te-pdiu-denime-nga-gjykata-dhe-shkelje-te-kufirit-105591" }