Zbulohet gjurma gjigante e titanosaurit, shkencëtarët: Drejt zbulimit të sjelljes së kafshëve parahistorike

Publikuar tek: bota, më 18:15 05-10-2016 Zbulohet gjurma gjigante e titanosaurit, shkencëtarët: Drejt zbulimit të sjelljes së kafshëve parahistorike

Zbulimi i një prej gjurmëve më të mëdha të dinosaurit mund të hedhë dritë mbi sjelljen e kafshëve parahistorike, thanë hulumtuesit.

Gjurma e gjetur në  shkretëtirën Gobi me madhësi 106 cm i gjatë dhe 77cm i gjerë, besohet të jetë i një titanosauri.

Ajo u zbulua në gusht në një shtresë gjeologjike formuar 70 deri 90 milion vjet më parë.

Gjurma mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë sjelljen sociale të dinosaurve dhe  mënyrën e ecjes së tyre..

Shinobu Ishigaki, profesor i paleontologjisë në Universitetin Okayama, dhe ekipi i tij bëri zbulimin në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave .

"Së pari, na tregon sjellje të dinosaurve. Në qoftë se ne vazhdojmë të gërmojmë akoma më shumë, ne do të jemi në gjendje të mësojmë rreth këmbëve të tyre dhe mënyrës së ecjes”, -tha për BBC profesori. "Gjurma është formuar kur dinosauri ecte në atë që ishte dikur tokë e butë",- tha ai.

Titanosaurët ishin akoma më gjigantë. Ata jetonin në tufa dhe ishin barngrënës të fortë, më shumë se 30 metra të gjerë dhe 20 metra të gjatë.

 dinosaur_2.jpgdinosaur.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020589828491211
array(1) { ["section"]=> string(111) "zbulohet-gjurma-gjigante-e-titanosaurit-shkencetaret-drejt-zbulimit-te-sjelljes-se-kafsheve-parahistorike-55186" }